Ditë me diell, por në disa vende edhe me shi – kaq do jenë temperaturat maksimale

                        Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët që në vende-vende pritet të përcillet me reshje të dobëta shiu.“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-20 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu me shpejtësi 1-4 m/s.