Dorëhiqet Valbon Krasniqi nga pozita e drejtorit të ShSKUK-së  

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se është miratuar dorëheqja e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Valbon Krasniqi.U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës është emëruar Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi“Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i SHKUK-së, në mbledhjen e mbajtur me datë 02.08.2022 ka miratuar dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Valbon Krasniqi. Bordi Drejtues i SHSKUK-së me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Krasniqit e falënderon për bashkëpunimin e treguar.Po ashtu ju njoftojmë se, bazuar në kompetencat e veta, Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka emëruar U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi”, thuhet në njoftim.