Dr. Mybera Mustafa pritet të emërohet drejtoreshë e Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit.

                       Sipas burimeve  të sigurta  dhe pohimi i vetë  Dr. Mybera Mustafa, tashmë ajo  pritet të emërohet në pozitën e drejtoreshës së Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit.

Dr. Mybera Mustafa është propozuar për të drejtuar këtë drejtori, ndërsa emërimi i saj pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Doktoresha Mybera Mustafa, është e angazhuar në fushën e shëndetësisë, ndërsa me marrjen e detyrës pritet të ketë përgjegjësinë për menaxhimin dhe koordinimin e shërbimeve shëndetësore në nivelin komunal. Edhe kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka konfirmuar se Dr. Mybera Mustafa është propozuar për Drejtoreshë të Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit.

Përmes një shkrimi ne facbook, Selmanaj ka thënë se Mustafa është propozuar për këtë përgjegjësi për shkak të përvojës së saj të gjatë profesionale dhe institucionale. Dihet se  dr Mustafa  ka pas edhe detyra të  rëndësihme më herët në ekzekutivin e komunës së Prizrenit