Drejtoresha e Arsimit në Prizren akuzon MAShTI-n për bllokimin e projekteve të çerdheve.
Drejtore e Drejtorisë së Arsimit në Prizren,Luljeta Veselaj-Gutaj, ka ngritur akuza të forta ndaj Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShTI) lidhur me bllokimin e projekteve për ndërtimin e çerdheve në këtë komunë.
Në një postim në Facebook, Veselaj-Gutaj e akuzoi MAShTI-n se ka penguar përparimin e këtyre projekteve, të cilat janë të rëndësishme për rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm.
“Ne patëm rënë dakord me MAShTI-n për ndërtimin e katër çerdheve të reja në fshatrat Zhur, Lubizhdë, Korishë dhe Dardani. Me këto projekte, synonim të rritnim përfshirjen e fëmijëve në edukimin e hershëm, një e drejtë themelore e fëmijëve dhe prioritet i komunës tonë. Ky investim gjithashtu do të ndihmonte familjet e reja të organizonin më mirë jetën e tyre,” tha Veselaj-Gutaj