Drejtoresha e Arsimit në Prizren. Luljeta Veselaj Gutaj , uron për këtë vit që të jetë sa më i mbarë e suksesshëm ,ajo
Me rastin e fillimit të vitit shkollor 2024/25,drejtoresha e Arsimit në Prizren. Luljeta Veselaj Gutaj , uron për këtë vit që të jetë sa më i mbarë e suksesshëm ,ajo shkruan .
Të dashur nxënës, prindër e mësimdhënës
Urime fillimin e vitit të ri shkollor 2024/2025!
Një urim e përshëndetje të veçantë vogëlusheve që me padurim e presin zilen e parë të shkollës.
Uroj suksese, nxënie cilësore, të veshur me kompetenca dhe shkathtësi që t’i dalin zot vetes. Gjithashtu i uroj prindërit e nxënësve për fillimin e vitit të ri shkollor, duke i siguruar që procesi i të nxënit do të jetë konform akteve ligjore me qëllim që nxënësit të përfitojnë kompetencat e duhura ashtu që të japin kontributin në zhvillimin e vendit tonë.
Nxënës dhe prindër, shkollat mezi ju presin, të përgatitura mirë me kushte optimale, me mësimdhënës profesional dhe tejet të përkushtuar. Ato mirëpresin edhe përfshirje më të madhe të komunitetit të prindërve në jetën shkollore. Të gjithë së bashku për nxënës të përgatitur për qytetari aktive dhe zhvillim të vendit.
Sinqerisht do të doja të shihja një situatë ideale ku të drejtat e nxënësve dhe të mësimdhënësve të respektohen dinjitetshëm, të përkrahur maksimalisht nga të gjitha autoritetet qeveritare.
Do jem pranë jush çdo ditë!
Suksese nga zemra!