Drejtoresha e Arsimit, Veselaj- Gutaj, vizitoi veteranen më të moshuar të arsimit, Drande Mita- Tupeci

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, drejtoresha e DKA-së nw Prizren, Luljeta Veselaj – Gutaj, vizitoi sot veteranen më të vjetër të arsimit, Drande Mita Tupeci, me ç’rast ia dorëzoi mirënjohjen institucionale për kontributin e dhënë në edukimin dhe arsimimin e brezave.“Në këtë ditë, nderojmë të gjithë arsimtarët për punën fisnike në krijimin profesional të gjeneratave”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të komunës së Prizrenit.