Drejtoresha e Shoqatës “Heroinat “ Shkurta Haxhiu ndanë mirënjohje për Odën e Zejtarëve në Prizren

        Drejtoresha e Shoqatës “Heroinat “ Shkurta Haxhiu ndanë mirënjohje për Odën e Zejtarëve në Prizren dhe kryetarit të tij z. Afrim Tejeci, për përkrahjen e tyre në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara. Oda e Prizrenit është një partner i vlefshëm në këtë rrugëtim, duke shfaqur një vullnet të madh . Përmes bashkëpunimit të tyre, ata kanë shprehur gatishmërinë për të aftësuar këto individë në veprimtari të zanatit, duke synuar të përmirësojnë jetën sociale dhe ekonomike./www.QendraPress.com/