Drejtori i Shërbimeve Publike Çelẽ Lamaj- pas shumë pyetjeve të qytetarëve dhe kuvendarëve jep këto sqarime
Drejtori i Shërbimeve Publike Çelẽ Lamaj- pas shumë pyetjeve të qytetarëve dhe kuvendarëve jep këto sqarime, tani kur më Prizreni, është shënderuar në një kantier ndërtimi, pohon se iu deshtë të Jep sqarime për të nderuar prizrenasit si dhe kuvendarët. Ai shkruan
‘’Qytetarë të nderuar të Prizrenit,sot u mbajt seanca e rregullt e asamblesë komunale tẽ Prizrenit . Pati pyetje shuma të kuvendarëve, drejtuar ekzekutivit .Në këtë rast kuvendari Ilir Gashi, pati një kërkesë për Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike rreth implementimin e trotuareve në unazën e qytetit e në veçanti për rrugën ‘’Adem Jashari’’ ku po zhvillohen punimet e vendosjes së kalldrëmit, në trotuar dhe mbjelljes se drunjve dekorative dhe luleve në të dy anët e trotuareve. Për befasi kishte një propozim që të largohet ai gjelbërim. Me theks lulet qe e kanë zbukurua këtë rrugë- unazë të qytetit???!!!. Unë e di, se para dy vitesh qytetarët nuk kanë mundur të lëvizin lirshëm në këtë unazë . Kjo për shkak se në këto trotuare u parkoheshin veturat. Sot, lëvizin lirshëm këmbësorët, nënat me karroca, njerëzit me nevoja të veçanta.. dmth, tẽ gjitha shtresat e qytetarëve, e merreni me mend ,kjo ju pengon këshilltarëve tẽ Lëvizjes Vendvendosje !!!!!. I nderuari Ilir, sot në botë mundohen të kultivojnë sa më shumë drunj, hapësira gjelbëruese, lule edhe nẽ Saharën e largët, e ju kërkoni heqjen e sipërfaqeve gjelbëruese. Kjo është nonsens jo vetëm për mua si udhëheqës i një drejtorie ku kam edhe sektorin e ambientit ,e me duhet kujdesur edhe për gjelbërimin e qytetit. Por, do to të zhgënjeni edhe votuesit e juaj me kërkesa të tilla sepse kanë shumë pa sens. Besojë, jeni aktiv edhe në rrjete sociale, dhe e shihni se si bota në ndërtesa mundohen të bëjnë hapësira gjelbëruese , apo edhe në ndonjë cep asfalti vetëm të kenë pak gjelbërim . Prandaj, ju sugjeroj që të propozoni projekte të qëndrueshme për qytetin ku jetoni. E jo me kërkesa destruktive që nuk ju bëjnë nder as juve, bile besojë se edhe fëmijët tuaj me këtë nuk pajtohen . Sepse ne kemi marrë falënderime nga shumë pronar lokalesh e ,disa nuk kanë kursyer as mundin të shtojnë kujdesin duke shtuar kujdesin tyre e dukë hedhur edhe far bari për të bërë edhe më atraktiv këtë gjelbërim, me respekt Drejtori i Shërbimeve Publike Çelẽ Lamaj’’ shkruan drejtori Lamaj./www.QendraPress.com/