Drejtoria e Inspektorateve u bënë thirrje pronarëve të bizneseve të qytetit që t’i respektojnë procedurat ligjore
Drejtoria e Inspektorateve ka ndërmarr aksion për largimin e pllakave të qeramikës, kubëzave, mermerëve dhe materialeve tjera të vendosura nga qytetarët dhe pronarët e bizneseve në hapësirat e gjelbëruara në rrugët “Adem Jashari”, “Ibrahim Rugova” dhe “Remzi Ademaj”.
Inspektorati komunal dhe ai i ndërtimtarisë, gjithashtu, kanë inspektuar lagjen Ortakoll, respektivisht bizneset të cilat kanë filluar të vendosin elemente betoni (kubëza) dhe elemente tjera në hapësira publike.
Drejtoria e Inspektorateve u bënë thirrje pronarëve të bizneseve të qytetit që t’i respektojnë procedurat ligjore rreth zhvillimit të punimeve në hapësira publike, në të kundërtën do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për lirimin e këtyre hapësirave./www.QendraPress.com/