Drejtoria e Turizmit me investime mbi 400 mijë euro në pikën më atraktive të Prizrenit te ‘’Guri i Kalluxherit’’ në Jeshkovë.
Drejtori i drejtorisë së turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik Ramadan Tarashaj bashkë me stafin kësaj drejtorie sot ka vizituar punimet të cilat kanë filluar para një jave në kuadër të projektit “Ndërtimi rrugës, ujë, kanalizim i turizmit malor, te pikë historike e njohur që nga koha e lashtë ilire.’’Guri i Kallugjerit – Jeshkovë – Por kjo rrugë do të lidhë ledhe dy fshatra mes tyre Jeshkovën me Billushën. ‘’Guri i kalluxherit’’ në vetë ka të ruajtur qindra histori të ndryshme kombëtare, që janë ruajtur si traditë e lashte ilire, në këtë pikë turistike tashëm sipas drejtorit Tarashaj do të mund të shkohet në formë shumë komode, sepse kjo drejtori ka ndarë mbi 400 mijë euro që kjo pikë turistike ta ndihmojë sa më shuam turizmin malor.
Pastaj ai ka treguar se kjo pikë turistike ka qene e do të mbahet mend për trashëgimi të shumta që sipas gojëdhënave ka qene edhe një vend ku popujt dhe banorët e kësaj ane i kanë kryer ritet e motmotit duke mbledhur si; arra gështenja, e shumë pemë tjera vjeshtore, për të përmbyllur vjeshtat e begata për dimrat e gjatë të asaj kohe
Afati i kësaj rrugë do të nga kryhet sipas kushteve klimatike , por realizimi i këtij projekti ka një rëndësi të veçantë sidomos për turizmin malor dhe për ruajtjen e trashëgimisë kombëtare, jo vetëm të kësaj ane , por të komunës së Prizrenit. Sepse kjo pikë turistike duke u bazuar në historinë që ka pasur e ka. Sidomos kushtet klimatike japin mundësi të një zhvillimi malor./www.QendraPress.com/