Droga nga Spanja në Kosovë, kush qëndron pas kësaj kontrabande?-Shkruan;Mërgim Hasi

0

     Ajo që  tashmë po shihet si një veprim jo i natyrshëm është  fakti se u zbuluan dhe  konfiskuan rreth 400 kilogramë kokainë. Nga  Policia e Kosovës u tha se kjo dërgesë është nisur nga Brazili dhe dyshohet se ka narkotikë. Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti,  tha se ngarkesa nga Shqipëria ka ardhur në Kosovë më 15 maj dhe është ndalur në depon e një kompanie. Sipas tij ngarkesa është mbikëqyrur nga Policia e Kosovës me qëllim të gjetjes së personave të dyshuar. “Të dyshuarit sot kanë filluar aktivitetin kriminal dhe e kanë tërhequr pakot dhe Policia ka ndërhyrë me njësitë speciale dhe kanë arrestuar të dyshuarit. Aty janë gjetur 400 kg kokainë dhe janë konfiskuar edhe disa vetura”, tha ai.  Në fund, Mehmeti tha se janë 7 shtetas të Kosovës të cilët janë të dyshuar në këtë rast, ndërsa hetimet janë ende duke vazhduar dhe aksione në kërkim të personave që dyshohet se kanë qenë pjesë e këtij grupi. Po sot nga  LVV ka reaguar edhe Sami Kurteshi,ish avokat i popullit tani njëri nga deputetet dhe të zëshmit e e kësaj partie  pyet duke  thënë’’Ta shohim ku po i del flaka  këtij tymi të zi?’’Me këtë  të  gjithë do të pajtohemi. Por , dardha ka bisht, siç  thotë populli, tani  pikërisht  subjekti i këtij deputeti është në pushtet dhe  duhet ta thënë se ku i dol ai tym. Më kujtohet si  fëmijë  ishte një mixha Alush, dhe  vazhdimisht kritikonte  të  gjithë  fëmijët e të rinj e fshatit, Një ditë  në fshat u dogën disa mullar më sanë dhe ai nga fusha ku ishte filloi të akuzonte  fëmijët e fshatit, Por, kur erdhi  në  fshat mori lajmin se atë  kishin bërë fëmijët e tij, kur i tha ë  çka  u bë tash ,,,por fëmijë  janë tha ,,, Prandaj  tash mbete të shohim kush është pas këtij monopoli 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *