Dromca artistike festive nga :Donika Meta GJURA
URIME 7 MARSIN MËSUES/E!
———-
Është e vërtetë se mësuesi/ja të nxjerin nga errësira, të mësojnë A.B.C -në të japin dije, se një Komb pa shkolla pa arsimim nuk mund të ecë përpara, po ju o njerëz të partiçkave që kush m…hyri e doli menduat veç të mbushni xhepat për vete, ju që shihni ëndërra me sy hapur, ju të kolltukëve e karrigeve e që pretendoni për më lart; a mendoni se çfar sakrifice bën një mësues/e në një zonë rurale që i duhet të bëjë rrugë edhe në këmbë?! Por që jetojmë në k’të dreq shekulli që nuk mund të vësh përmendësh 2 – 3 fëmijë në një familje, e jo më një nxënës që paraqitet në shkollë me cigare hashashi në gojë gjithë p… para mësuesve, e askush nuk guxon t’i flasë se në kundërt t’kërcet grushti apo shuplaka. Në çdo 7 mars
mundohemi të gjejmë fjalët më të bukura e përshëndeste duke ju thënë: Urime, rrugë të mbarë në misionin tuaj fisnik, duke ju lënë një tufë lule varrezash në dorë .Vallë a mjaftojnë urimet dhe lulet për misionarët e 7 marsit, për punën tepër të lodhshme që ata bëjnë me nxënësit e këtij shekulli?! Urime për ju misionarët e dijes me xhepat bosh!.
Autore Donika Meta Gjura!
07.03.2023!
/www.QendraPress.com/