Dromca artistike festive nga;Anila TOTO

Gëzuar 8 Marsin!

Zbriti data 8 Mars!

Nuk ndryshon asgjë .As moti, as drejtimi i erës, as fatet, as faktet e jetës…

Pas një dite të lodhshme e të bukur festive ti ndihesh pak e turbullt, është natyrale. Dy gota verë, një festë e bukur ku shikon njerëz që duan të rrëmbejnë disa çaste të bukura nga jeta.

Por nesër është 8 Mars!

E im shoq thotë se gratë nesër duhet të protestojnë. Unë nuk e ndiej kështu.

Imagjinoni t’i protestoj nesër atij. Ndoshta në imagjinatën e tij duhet t’i protestojmë shtetit. Po shteti nuk është kthyer nga unë. Ok! Nuk besoj se më zgjidh!

Gratë sot, ato që njohin respektin dhe vetëvlerësimin protestojnë çdo ditë me mënyrën e tyre. Ato rriten brenda vetes nëpërmjet dashurisë, mëmësisë dhe bujarisë së tyre. Ato studiojnë, lexojnë e formohen brenda luftës së përditshme, sakrificave dhe idealeve në jetën e tyre. Gratë që nuk munden, që ndryshe… dhunohen, që nuk njohin një ditë të bardhë, nuk mund të protestojnë veç një ditë. Në kohën e sotme, në vendin tonë, protesta është ‘luks’. Më parë duhet të vihen ligje që mbrojnë gratë, pastaj të protestohet. Brenda pak ditësh kanë vdekur shumë gra nga dhuna, disa të tjera festojnë, disa janë lidere, disa skllave. Po në një vend që nuk ka as minimumin e mbrojtjes së grave të dhunuara, që vdesin përditë gra e askush nuk reagon, si protestohet?

A ka fuqi gruaja në Shqipëri të protestojë? A ka shanse të dëgjohet zëri I saj? Po gratë e formuara a protestojnë?

Apo u dëmtohet imazhi? Karriera!

Nga njëra anë lartësohet gruaja në rolet drejtuese, nga ana tjetër, vritet.

Askush nuk dënohet për këtë. Veç nënat qajnë në vatrat e tyre bosh.

A mund të protestohet në.një. shtet me shpërndarje të tillë? A fitohet gjë?

Apo do presim 8-Marsin për këtë!

Çdo ditë e nga pak një grua rritet. Ajo mëson nga jeta se çdo të thotë të bëhesh nënë e grua. E nëse gratë rriten çdo ditë, shoqëria lartësohet çdo ditë.

Në kohën e sotme gratë dhunohen ende Por tek ne institucionet flenë… ./www.QendraPress.com/