Duhet doemos që pagat të rriten në mënyrë që qytetarët ta përballojnë këtë gjendje në mënyrë që t’i sigurojnë artikujt bazë për mbijetesë.-Shkruan; Mrs..Arta Zajmi.
Ngritja enorme e çmimeve brenda ca javësh,ka ndikuar në familjen e secilit konsumues. Ndihet dukshëm kjo krizë në ekonominë familjare,me ngritjen e çmimit të artikujve bazë në treg. Kjo ngritje e çmimeve vjen si rezultat i luftës së Rusisë me Ukrainën. Rritja paradoksale e çmimeve është e papërballueshme për shportën e konsumatorit. Kjo është një sfidë e cila s’mund të tejkalohet me paga të ulëta,andaj barra duhet lehtësuar nga vështirësitë e kohës. Sa i përket një standardi mesatar që sot e gëzojnë shumica e qytetarëve është enorme një rritje e shpejtë e çmimeve për një kohë afatshkurte. Duhet doemos që pagat të rriten në mënyrë që qytetarët ta përballojnë këtë gjendje në mënyrë që t’i sigurojnë artikujt bazë për mbijetesë. S’duhet qëndruar indiferentë ndaj një populli i cili s’mund t’i përmbushë gjërat elementare për mbijetesë. Rritjes së çmimeve Qeveria duhet t’i përgjigjet me ndihmën e pakos emergjente. Rritja e çmimeve duhet të jetë në përputhje me rritjen e pagave në sektorin publik dhe privat. /qendrapress.com/