Dukuria Kurti mishërim i pushtetit Big Brother-Shkruan;Bashkim Hoxha, analist politik

0

                       Instalimi i frikës nga mekanizmi “Big Brother” me sa duket ka ndodhur. Ka ndodhur dhe po vazhdon të ndodhë çdo ditë e më qartë në kampin tjetër përball tij. Të gjithë janë strukur. Mjaftohen me deklarata verbale të herë pas hershme politike në parlament e herë në mediat sociale apo në komunikimet ndërmjet veti në mes shokësh e miqsh. Big Brother është kudo. Ai është prezent në ambientet tona, në ekranet tona, në zyrat tona, në kuzhinat tona, në arat dhe livadhet tona, në përditshmërinë tonë – orët, minutat dhe sekondat tona. Dikush është hutuar, disa janë të frikësuar, të tjerët brohorisin e lavde i thurin, disa tjerë nga oguri i zi janë të trembur. Në kampin opinionbërës duket se kanë filluar t’i ndiejnë drithërimat që shkaktojnë zërat e brendshëm të një instikti ndaj të qenurit nën survejimin e pushtetit absolutist të vëllait të madh. Shpeshherë flasin përçartë, ngrenë dhe ulin zërinë sipas diçkaje ogure, diçkaje të zezë që u dikton ndërdija. Vëllai i madh është i dituri, lexim-tari, parashikuesi, orakulli, poseduesi i së vërtetës së pakundërshtueshme. Brenda tempullit “Big Brother” mbretëron një gjendje sugjestive. Orakujt i mbajnë ison njeriut të çuditshëm mendimet e të cilit nuk i di askush. ATA kujdesen që njerëzia të mos u dalë dorësh. Turmat duhet të binden (shumë e kanë bërë tashmë), vëllai i madh s’duhet të shqetësohet, ata madje nuk kanë pse të mendojnë e të pyesin për enigmat që e përshkojnë atë, siç ndodhë në demokraci.

Pushteti i vëllait të madh dhe demokracia janë dy pole të kundërta ndërmjet veti, ato e refuzojnë kategorikisht njëra tjetrën.

Liria dhe absolutizmi që po e instalon vëllai misterioz; më i madhi, më i dituri, më trimi, sypatremburi, gjysmëperëndia… janë antiteza të njëra tjetrës. Pra grushti hekurt i vëllait të madh është antitezë e lirisë dhe e demokracisë. Këtë me sa duket, vonë do ta kuptojnë pasi të kthjellen nga kjo hipnoza e neveritshme letargjike dhe psikoza e narkotikëve abulistë- sugjestiv, mbështetësit e antitezave në fjalë./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *