Dy artistë, të mëdhenjtë e kombit
Ismail Kadare (lindur në Gjirokastër, më 28 Janar 1936) është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.
Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; më 2005 fitoi Man Booker International Prize, më 2009 çmimin “Prince of Asturias Avvards” për Artet, në vitin 2015 Çmimin Jeruzalem, në vitin 2019 Çmimin Park Kyong-ni ndërsa në vitin 2020 çmimet Neustadt dhe Prozart. Më 2016 presidenti francez ia ndau titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”.[9][10] Viteve të fundit, ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.
Kadare njihet si shkrimtar i cili në veprat e tij në mënyrë të qëllimshme u shmang nga realizmi socialist, dhe si i tillë veprat e tij u përkthyen dhe u lavdëruan nga kritikët dhe lexuesit anembanë botës. Ai krijoi një vepër me karakter universal por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare. Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar evropianë të shekullit të 20-të, si dhe një zë universal kundër totalitarizmit.
Por,artiste në ngjyra është edhe e madhja Bardha Alimeta, të cilën ndryshe quajnë ngjyra e Librazhdit .Pranverë e dytë në qytetin e Librazhdit! Stina e luleve dhe ngjyrave vazhdon të ‘jetojë’ ende në këtë qytet, tashmë nëpërmjet artit dhe pikturës. Në datat 15-19 korrik, në hollin Palltit të Kulturës “Sadi Halili” u hap ekspozita vetjake e piktores Bardha Alimeta.
“Pranverë pandemike” e titulloi autorja, për të zbutur sadopak goditjen shpirtërore dhe mendore që shumë prej nesh përjetuan për shkak të pandemisë dhe izolimit. Ekspozita ishte e mbushur me tablo plot ngjyra, jetë e shpresë, sepse atje ku flitet për këta elementë, gjendet gjithmonë gruaja që jetën ia ka kushtuar misionit për të qenë aty për çdokënd e për të sjellë më të mirën prej vetes.
Është kënaqësi për kombin Kur i ka dy artistë kaq madhor/qendrapress.com/