Dy milionë euro janë ndarë për 156 biznese që përfshinë 500 punëtorë
Dy milionë euro janë ndarë për 156 biznese që përfshinë 500 punëtorë në kuadër të programit për Rimëkëmbje Ekonomike, masa 8.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në këtë ceremoni, njofton Insajderi.
Kreu i ekzekutivit theksoi se duke u bazuar në situatën e krijuar nga pandemia Covid-19, tash së fundmi bizneseve u janë shpërndarë 60 milionë euro, ndërsa në bujqësi janë dyfishuar subvencionet, pa lënë anash edhe mbështetjen për gratë në biznes, minoritetet dhe kategoritë e tjera në nevojë. /Insajderi.com