Dy vite pa atdhetarin dhe idealistin e Mëvetësisë së Kosovës Skënder Berisha

   U mbushën  dy vite që nga kjo botë  që iku njeriu që  kishte ideal e mbi të  gjitha synim  jete Pavarësinë e  Kosovës, Skënder Berisha. Ai ishte një idealist  i lëvizjes ilegale, pastaj   deputet i parë i Parlamentit të Kosovës  në  legjislaturën e vitit 1992,Ai që  kishte  një parim të vetëm  dhe pa kusht lirinë e Kosovës, Skënderin e vlerësojnë dhe e dinë  vetëm  ata që ka ë punuar me ata  atdhetar  të  përkushtuar  të  burrërisë, fjalës  e mbi të  gjitha  dashurisë  për Kosovë, ishte  ushtar i ditëve të para të UÇK-së , që  pa u lodhur ishte ballë betejave , Në Kosovën e pasluftës  ishte  në Trupat Mbrojtëse të  Kosovës  duke  ndihmuar pa u lodhur  për demokratizimin e  Kosovës, Sa herë  e deshi nevoja ishte  në pajtime  gjaqesh, ishte  njeriu i palodhur  për drejtësi. Skënder Berisha  ishte dhe mbetet  një nga  idealistët  që  kurrë iu tremb syri  për lirinë e Kosovës.  Skënder Berisha  kurrë nuk vdesë ,sepse  vepra e tij mbetet  një  shembull  se si duhet dashur atdheun .Kujtimi pwr  Skënder Berishën është nj[  ndjenjë  respekti për njeriun e palodhur  deri në bashkim kombëtar /qendrapress.com/