E dhimbshme/ Ndërron jetë Festina Bujupi-Shala pas komplikimeve pas lindjes.
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2024/11/Screenshot_20241125_085235_InCollage-Collage-Maker-750x430-1.jpg)
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, në orët e para të mëngjesit, ndërroi jetë Festina Bujupi-Shala, pas një komplikimi të rëndë pas lindjes. Megjithë përpjekjet e mjekëve dhe forcën e saj për të luftuar, ajo nuk arriti t’ia dilte. Festina nga Arllati e martuar në Vukovc, ishte një grua e dashur, e cila për 9 vjet priti me gëzim të madh të bëhej nënë, por fatkeqësisht nuk arriti ta shijonte këtë lumturi. Varrimi i së ndjerës do të bëhet sot, në orën 15:00 në Vukovc (afër “Sharrit”). Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të gjithë të dashurit e saj. Allahu e shpërbleftë me xhenet!/IO?