E diela e 11 poetëve, me poeten; Eleni Mingu BIRCAJ
SI ENGJËLL TI SHFAQESH
—————————————–
Sì engjëll ti shfaqesh
dhe si anije pa kapiten
pret gjëmimet e shtrëngatave
si ujk plak i etur…
Si hije zezë kalëron botës
pret lisa,
pret filiza,
si shenjtore e përlotur
përulesh edhe qesh nën buzë.
Druvar tu ç’faroftë emri
që po bën kërdinë pa mas në turma
diellin po mbulon me perçe të zezë,
bilbilat po i kthen në shurdhmemecë.
/www.qendrapress.com/