E diela e 11 poetëve ,me poeten; Ardjana DRAGOI

PUNO FORT

———————————–

Puno fort , e me dëshirë
Dashuro, gjithçka që bën
Rrezato kur s’ndihesh mirë
Thuaj fjalë që duhen thënë.

Puno fort, e lartësohu
Vetëm djersa bën karrierë
Gjithë të tjerat , janë një shou
Realitet që qelbet erë.

Puno fort edhe këmbëngul
Pa e lënë veten mbas dore
Ka mënyra , janë pafund
Që mos shkosh në rrugë qorre.

Për Zilit , mos e vrit mendjen
Mrekullitë bëji veç ti
Le të fryhen e të çmenden
Ti prej tyre , merr fuqi!

Puno fort që të jetosh
Dhe ndërgjegjja mos të vrasë
Do vijë dita , do të shkosh
Por ndër gjurmë do të lesh vlagë!

/www.qendrapress.com/