E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve; Emrije KROSI
Ma gëlltit helmin e fundit
——————————————
Gjethojnë stinët e bardha hënore,
ku mbaron dhe fillon liria,
n’pranga,
dëbuar në yllja të djegur,
prej mallit të dashnisë s’egër.
Jam grue!
Kuajt e fatit janë hordhi,
që kryqëzojnë fatet e mia,
prej puthjes së burrit,
kam mbetur akoma,
një gjallesë e vockël,
që mua liria më gëlltitka…
ma gëlltit helmin e fundit me miligramë,
si një Lilotë,
kur kokën mbështes në prehna t’huej,
për të gjetur ëndërrat e humbura,
n’errsina t’shpirtit tim,
me melodi t’thyem.
Asht liria ime,
jo xhindi i dalë prej llambës Aladinit,
se nuk ta fal o burrë bastart,
nuk e gdhend shpirtin n’lëkurë ahesh,
ku plagon era trishtimet e mia.
Jam grua e lirë!
Jam grua ujkonjë!
Jam grua eternike!
…se kam kaluar të nëntë ferrat bashkë,
kur Dantia u thinj,
në Purgator,
se akoma jam fëmijë që vrapoj mbi gjethet e vjeshtës…
Jam grue!
Jam gru!
Jam grua!
shënim: ( ia kushtoj Bobes time)
@emitiranë. 25. 10. 2022.
./www.qendrapress,com/