E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve; Greta Kadare TETA
Ëndrrave të vjetra ju hiqte gjembat
———————————————
Ajo vetë, qe krisa prej nga hynte te vetja
E gjente qoshkun dhe ngushtë
ndalonte në dritë
Lulet fëmijët yjet
janë stisur mrekullisht të bukur në qasjen e një dite
Kjo ish mjaft që paqja në vjeshtë të saj mos derdhte vaj
Nuk dallonte më lëndimet
Ëndrrave të vjetra ju hiqte gjembat
Nuk sajonte më të reja
Zemrën e mban mbi duart e saj e sigurt
E bukura heshtje e sjell në vete
Eh sa e thjeshtë qenka …
Qoshku me dritë, qielli që ndrit
Thjesht ….dërgo në pakthim çastin që s’mbrrin.
G.Kadare
/www.qendrapress.com/