E diela e 7 poezive dhe 7 poetëve; Sabit RRUSTEMI

Si gjeth i vetmuar stine

———————————

Urimi i vonuar…
si gjeth i vetmuar stine
kalbet skutave

Nuk ka fat të shkelet
as nga këpuca ime apo jotja
apo të bartet hapësirave të lira
sipas tekeve të erërave

I mungon mjaftueshëm dhe drita

Vonë e lëshon bora
ajo ngricë kujtimesh

Po e ruaj për njëherë tjetër e dashur

E ti
mirë qofsh kudoqofsh
me një dashuri të shtuar për mua

E sheh që i tëri jam pushtuar nga mos harresa.

/qendrapress.com/