E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve:Armenida QYQJA
ME TY QË NGROHTË M’I FLET ZEMRËS-
———————————————————-
Era më solli nga larg frymën tënde,
Dhe rrotull meje u ngroh e skuqur vjeshta,
Një tjetër lloj drithme, rrënqethi qënien time,
Me mollëzat e gishtërinjve të tu…
Dalëngadalë po ja del, i dashur,
Mua, paganen e përbetuar të diellit,
Po më bën krejt, pa kuptuar,
Të dashurohem me të gjitha stinët…
Ti qesh e bëhesh diell i tëri, papritur
Dhe mua s’më mbetet gjë tjetër veç dorëzimit,
Me ty, që zemrës ngrohtë m’i flet pareshtur,
A mund të mos i dua të tëra stinët?!
-ARMENIDA-
(Tetor 2022)
/www.qendrapress.com/