E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve:Dalina ARIFI
Vaji Nënës Krushjane
——————————————
I heshtur asht’ zani saj,
Se plaga e ka lodh
Shpirtin ia ka vra
Loti syrin ia ka verbu.
Vaji nanës Krushjane
Qetësin e natës ka tërbu.
Nanë e madhe
Rrite djalin e bane burrë.
Malli për babanë që se pa kurrë.
Djalin po e vret, zemrën ia ka plagu
As kujtimet e tij mungesën s’munden me shërua.
Vaji nanë Krushjane
Malet i shembi
Dhimtë trazoj mbi shkab
I heshtur zani n’kup t’qiellit shpoj
Sa shumë mërzia e kish plakë
Mbi rrudhat e ballit
Që jeta kish qëndis
Djalin e vetëm për gurbet kishte nis
Moj nanë e madhe, motra jonë
M’le sall një herë t’përqafoj
Gjysmën e peshës t’plagës
Mbi supe t’mia ma dhuro
Vaji saj qiellin kaploj
Për djalin e vet
Që Kosovë nuk e gëzoj
N’kujtimet e saj t’errta
Rrudhat e dhimtve ia kishte qëndisur jeta
N’prag të derës e vetme kishte mbet nënë shkreta.
Dhimb t’pa shërume n’zemrën e saj
Kishte prit me pa nusen e djalit vet
Jo me ia marr i shkreti gurbet.
Krushë e Vogël
Dhimtë e Madhe!
/qendrapress.com/