E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve:Hatixhe Çollaku Ademaj

Grimcë

————————–

Nga dashuria e munguar

Zemra ngjan

në një tempull të lashtë

ndër shekuj i harruar!

Një premtim ngrirë në kohë

thërrime akujsh copëtuar…

Votërfikur, ska ngrohtësi

Drita zhdukur në sytë blu

Nuk më ndalën dot soditjet

Iridës së zyve tu

Po në bebëzat vrimëzeza

Çdo gjë me kohë ka përfundua!

Se si ndihem s’mund ta them

Dhimbjen sytë se shohin dot

Nuk ka pendë për ta përshkrua

E lëre penda e zhytur n’lot!

Por

kurrë të lutem mos më thuani

Dashurua ka mbaruar

Se nga grimca e antigrimca

Universe janë krijuar!