E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve:Tyran Prizren Spahiu
Pse Duhet Të Jetoj Ketu?
——————————–
Pse duhet të jetoj këtu, në këtë rrethinë pa kurrizor
vend
ku buka ka humbur shijen, uji është kontaminuar
rinia largohet
rrobaqepësi gjilpërë thyer mediton
xhamadani, plisi, besa in memoriam
nga dritarja Demokrati vëzhgon
medet
vendlindja ime është, por sot vend i huaj për qytetar.
Mendoja një grusht jemi, të fortë si shkëmbinjtë e oqeanit
dridhjet tektonike nuk do na lëkundin
ç’fat
Kosova qe një mister, enigmë në botë
hutuar shikjojmë, zbrazet Dardania
ç’lojë pa fund na kanë përgatitur
në tavolinën e kujt kemi rënë viktimë
ju, ju urdhëroj tani na tregoni???