E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve:Valbona HADRI
Mendjendriturit
————————————
Të sfiduar përball ligështimeve të jetës, – ju prapë vazhduat të jetoni me krenari.
Tê përbuzur në përjetimin e ndryshimeve kur lakmitarët hidhnin vallen e zjarreve në trollin tim Dardan, – ju prapë qëndruat stoik.
Tê vuajtur prapa grilave kur ju morën lirinë e lëvizjes – ju prapë qëndruat sypatrembur.
Edhe kur ju linçuan të pavlerët ju u mbështetët në madhështinë shpirtërore që e posedonit duke qëndruar të pamposhtur në kërkesat tuaja.
Juve nuk ju interesoi çfarë bënin të tjerët, sepse ju donit të bëni diçka për atdheun.
Ju ishit profesionist të denjë dhe tani veprat tuaja ju bëjnë nder.
Ju vazhdoni ta jetoni jetën duke mos kthyer kokën mbrapa .
Sepse rrugëtimi juaj ka një qëllim, misionin e shenjtë.
Ju keni zemrën plot, sepse jeni në rrugëtim të mbarë,
Prandaj vazhdoni përpara me shqiponjën në krah.
Valbona.R.Hadri
04.09.2022 https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1