Përleshen katër persona për pronë në Dragash, përdorin edhe thikë

                         Sipas policisë, deri të perleshja ka çuar një mosmarrëveshje lidhur me një pronë.Katër të dyshuarit janë arrestuar nga policia, teksa gjatë përleshjes kanë pësuar lëndime trupore.“Gjatë përleshjes njëri prej të dyshuarve me thikë e kishte goditur të dyshuarin tjetër e cila thikë është sekuestruar si dëshmi materiale” thuhet në njoftimin e policisë.Të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.Me urdhër të prokurorit, një nga të dyshuarit e përfshirë në rast është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.