E diela e 7 poezive dhe e 7 poeteve :-Margarita Llapushi ZENELI 

Vjeshta ishte aty …

———————————————

Vështrimi ikur nga dritarja tej

Ngjyrat e arta vallëzonin në erë,

Shpirti dridhej si molla mbi degë

Ngadalë lumi fliste, si në verë!

Gjarpëronte rruga në fusha e male

Poshtë dëllinjës jeshile thëllëza qëndronte,

Për dore ca gjethe bukur hidhnin valle

Një copë vjeshte qeshte,në gji t’dimrit gëzonte!

Një melodi kënge në sfond si fllad vinte

Shpërndahej me erën në mal ofshëtinte,

Në zemër një gozhdë ngulur me vite

Të shkulej priste, vetëtimën të ndizte!

E njëjtë e re kishte ngelur vjeshta

Me ylber ngjyrash shpirtin të vriste,

Lahej në shi e qeshte në diell

Sfidonte çdo stinë ,me germa zemrën gërvishte!

/www.qendrapress.com/