E diela me penen e artë te poetit ;Gëzim Ajgeraj

0

MISTERI

I dhan gjëm makthit

ankthi të pëlcet mistershëm

mbi koka, mbi njerinë, enigma

E ngritën në korbën e tmerrit

me pamjen e dyshimtë

që askush nuk i pa kokë as bisht

laboreve të tmerrit

e pagëzuan me emrin kobi shekullit

sa për tmerrin e njeriut

Nëpër galerin e mortit

enigma e monstrës së dyshimtë

ekspozoi vargojt e pikpyetjeve

pa autopsi

    Shtator, 2020, Zvicër

—————————-

MË DJEG KY MALL

—————————-

Më djeg ky mall e më vlon në gji

Jam pengu i saj që më mban rob në dekada

Rëndojnë këto udhë botës në arrati

Ndoshta, do të bëj mirë edhe ty t’i pikturoj përpara

Më djeg ky mall orë e çast e ikën

Nga dhembja ime që s’më ndahet dot

Ikën përtej e kthimeve të mia u zë pritën

Të paktën ca dëshira të t’i sillte ty sot

Me vlon ky mall si vorba mbi pushin me hi

Për fëmijërinë e lënë diku në kullë

Më djeg ky mall e ndahet viteve në arrati

Për ditët e rinore që s’i shijova kurrë

Më djeg ky mall i heshtur në brendi

Për miqtë e mi të paktë e të mirë

I kam ca kujtime që me ta t’i rishfletoj

Në mos ka mbetur e pashkruar ndonjë dëshirë

Më vlon ky mall e më përvëlon

Për njerëzit e mi atje ndër kulla

Kam dhe shumë llafe e plot mirësi

Të ulemi këmbëkryq mbi postaja në oda me burra

Më vlon ky mall e digjem nga meraku

Në mos më ngelet dhe shumëçka pa e thënë

Kam frikë se ndokujt mund t’i ngelet hatri

Prandaj, digjem nga meraku, këtyre udhëve peng i zënë

ÇASTE ALPIKE

Çasteve të vetmisë së heshtur

I gris copëzat e mallit të udhëve

Dhe te këmbët e bjeshkës Alpike

i gropos një nga një

në gropën e shpirtit

të shkrumbuar

E me borën e paktë

të dimrit të thatë këtu në Alpe

I ngrij një nga një kujtimet

Për t’i ruajtur në sirtarin e shpirtit

Si relikte të një ikjeje të madhe

në gjeografinë e botës

Nëpër dritaren e vetmisë

Shikoi çastet se si pëlcasin një nga një

Si kristale të akullta

Përpiqem t’i kap ato

Me fluskat e mallit që bien një nga një

E mbi kronikat e bardha

T’i shkruajmë letër mosharrimit

Dhe me flatrat e mallit

T’i nis përtej shtatëdhjetë e shtatë bjeshkëve

Të na e ruajë pritjen e kthimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *