E diela me penën e artë të shkrimtarit:Gëzim Ajgeraj
HARRESA
————————-
Sikur harruam
Se e djeshmja e jonë
Nëpër errësirën verbuese
E me tehun e shpatës në fyt
Na i thirrte plotë mallkim
Zhbërjes tonë
memories shpejtë
po ia ndërrojmë pllakat
duke shkelur me dy këmbë
të shkuarën tonë
e solidariteti
me djajtë e djallëzisë
na i verbon ditët tona të bardha
jemi bërë hije korb
dritës sonë
dhe pak ngapakë
sikur ia gërryejmë
lëkurën e atdheut
dhe diellin e bardhë
që me aq mund e zbritëm
mbi kokat tona
me gurin e lakmisë
së tepruar
po ia thyejmë
kokat vetes
e jo satanës së veriut
që ende po na e pinë gjakun
nga përtej gardhi
2021
MOSHA
———————
Me dy duar të lidhura pas shpine
ikim moshës drejt harrimit
Dekadave që na ndoqën si hije
Mbollëm gjurmët
Të mira apo të liga
Se si na dirigjoi vetvetja
Varësisht si i përplasëm apo
Nëpër ecjen tonë mbi gurë a baltë
gjurmëve të përplasjes së ligë
Ua lamë njollat e stërkalave
apo me puplat e lehta
Mbollëm krenarinë e kujtimit
Dhe tanimë që jemi afruar
Udhëve të harrimit
Moshës na i duhet rezymeja e kujtimit
Nëse ecëm mbarë e mirë
Të paktën t’ia lëmë
Një të mirë kujtimit
PASAPORTA
——————————-
Më shkruan
e ç’nuk më shkruan
mbi emër e mbiemër
Herë avnojan më thanë
herë unmikistan, e e e…!
Tri herë ma ndërruan
të mallkuarën
Të kuqe, të kaltër…
e asnjëra s’më bënte
as për atje poshtë (me nder me thanë!)
letra ishte e fort
Më thanë
edhe sa të duash të japim
e ç’të duash
vetëm atë mos e kërko
se ia prishim
qefin Evropës (të më falni…)
Shqiponja më mbeti qiellit
assesi s’e zbrita në xhepin tim