E diela me poeten: IRENA HOXHA
FLOGA MAGJIKE
Nga rruga ime
të më nxjerrësh, vështirë!
Është rruga e dritës
që lë pas errësirë..!
Në rrugën time
vështirë të vendosësh bllokad!
Është rruga që kalon
në çdo monopat!
Në rrugën time
të flogës magjike!
Po luajte me të
si kandil u fike!
JETA MËRGON…!
Në të shtratit qiell
aty ku ndodhet toka,
ku si me një gisht
rrotullohet bota!
Në të shtratit qiell
ku jeta merr frymë,
si një lavjerës
koha të përpin…!
Në të shtratit qiell
si re kalimtare,
e çuditëshme jeta
gjithmonë, mërgimtare…!