E diela me poeten; Mirvete Kabashi Leku

0

IMJA POEZI

Mikja ime e hershme poezi

Me ty jam prej kohësh, gjithnjë e gjithkund

Askujt s`ia kam besën

Veç teje, o e mrekullueshmja poezi!

Të lutem, deri në përulësi

Mos më braktis, o mike, kurrë

Me ty qaj hallin, me ty shpirtin lehtësoj.

Me ty jam në tokë, me ty jam në qiell

Flas me të ardhmen që s’e kam prekur.

Jetoj në Tokë, jetoj në qiell

E prek Diellin, asnjëher s`më djeg

Me rrezet e tij futem thellë në det.

Hënën e kam shtrat e yjet mbuloj

Së bashku me to botën e kërkoj.

Imja poezi, te ti kam trupin dhe zemrën

Më shumë se ty asgjë në jetë nuk dua.

Ti më duron, ti je shoqe e mirë e besnike

Me ty qaj hallin, me ty shpirtin shëroj

Me ty qaj e me ty qesh e gëzoj

Askush tjetër në këtë jetë s’më jep lumturi

Veç teje o e mrekullueshmja poezi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *