SI MALI ME DËBORË

Përpiqemi dhe përpiqemi

e tillë është jeta!

E në fund biem

përtokë si fleta!(gjethja)

Përpiqemi e përpiqemi

kacafytemi, degëve si majmuni!

E në fund shohim!

Fytyrën tek lumi!

Përpiqemi e përpiqemi

të vendosim kurorë

E në fund shirijmë

si mali me dëborë!

___________

 

MUZA E DASHURISË

Të pres, të më vish si flutur

të pres të më vish si bletë!

Ti e dashura ime

Muza, e dashurisë së vërtetë!

Të pres të më vish si deti

dhe në dallgët me stuhi!

E si një kapedane

Të triumfoj mbi to, me t’y!

Të pres natës me yje

që rreth hënës vallëzon!

E në një blerim natyre

Që nga rrezet e diellit, buzëqesh e lulëzon!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *