E diela me poeten;Bruna Musai
Kjo bote është ndryshe
——————————
Nëse të gjithë do mendonin si ti
Bota do te ishte e përkryer
Sikur te mos kishte, urrejtje e hipokrizi.
Kjo bote do të ishte e ngazëllyer.
Ti je shëmbëlltyrë e mirësisë
Drejtësinë ne vend do te vësh gjithkund
Por njerëzit te veshur me petkun e tradhtisë..
Me fytyre engjëlli e dalin djaj ne fund.
Nëse drejtësia do vihej ne vend.
E ligësitë nuk do ekzistonin.
Kjo bote ka shumë njerëz me mend..
Qe te keqes dine tja zgjidhin ekuacionin
Por kjo bote nuk është e drejtësisë
Është bota e oligarkisë
Shtypur sunduar nen thundrat e hipokrizisë
E zhytur thelle ne themelet e varfërisë
Ndaj mos kërko botë te përkryer
Se ajo do ishte vetëm me njerëz si ti
Kjo bote është e mbushur me njerëz te urryer
Qe s,dine çdo te thotë fjala drejtësi..
BRUNA MUSAI.