E diela me poeten;Irena Hoxha
SI MALI ME DËBORË
Përpiqemi dhe përpiqemi
e tillë është jeta!
E në fund biem
përtokë si fleta!(gjethja)
Përpiqemi e përpiqemi
kacafytemi, degëve si majmuni!
E në fund shohim!
Fytyrën tek lumi!
Përpiqemi e përpiqemi
të vendosim kurorë
E në fund shirijmë
si mali me dëborë!