E diela me poeten:Ymrije Beqiri

0

RRUGËTIMI I HEROIT

——————————————

Jam shqiptar nga Dardania

Kulla jonë është Kullë BAROTI

N’gjakun tim më vlon liria

Mua m’thërrasin Musa HOTI!

Mëso mirë ti more okupator

Mbi lirinë nuk kam gjë tjetër

N’luftë me ty do jem pa ndarë

Sa t’kem frymë e të kem jetën

S’u frikova në fëmijëri

Më shumë urrejtja m’u shtua

Si luan isha n’rini

Kundër teje do jem dragua…

Ti më ndjek kudo shkoj

Nuk frikohem, s’ndaloj kurrë

Zëri im fort do ushtojë

Nuk kam frikë sa të kem frymë!

Kështu trimi Musa Hoti

Në përpjekjet për liri

Kurrë s’ pat frikë ky djalë i zoti

N‘demostrata duket i pari

Dhe pse ishte në mërgim

Luftën për liri s’e ndali

Mbet gjithmonë luftëtar

Më të shtrenjtë pat idealin

Formoi trimi në Belgjikë

Radion shqipe, zë i fortë

Pushtusiti i futi frikë

Zëri tij dëgjohej n’botë…

Ngriti shumë organizata

Fitoi zemrën e shqiptarisë

Si t’shqiptarëve në mërgatë

Dhe t’shqiptarëve t’ Dardanisë

Për Serbinë tërmet shkakton

Në çdo hap e çdo lëvizje

Pushtuesi e përcolli kudo që shkonte

Disa herë trimit i bënë pusi

Dhe në Gusht Tetëdhjetenjë

UDB-a e ka ndjekë

Në Belgjikë i bëjnë pusi

Por trimi me plumba i pret

-Jam vëlla i Avni Rustemit

Si n’Paris ai dikur

Krismat në emër të atdheut

Jemi gati t’vdesim për flamur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *