E diela me poetin prizrenas :Skender Berisha

0

TË JESH KËTU

Të jesh këtu do të thotë të shfaqesh

të shkëlqesh natës së thellë

të lodrosh lirshëm barit të trishtuar

të luhaten degët e rrapit të marrin frymë shpesh

më shpesh të dridhesh nën dihama

t’më thuash diçka të qetë

një frymë e ngrohtë t’më përshkoj

t’më zgjosh nga të menduarit për ty

të kthjellem të turbullohem prap

të kthjellem…

të zhytemi në botën e pëshpërimave

të paqarta

të zhvishet deri në fund shpirti

i rënduar

të ngritemi në lartësite e lartësive

të biem të sharrojmë thellësive të thella

të shtangemi nëpër dridhjet

e njëpasnjëshme

të shtrihemi në rërën e butë

të ngrohur trupash tanë

trupash që përzihen në njëri-tjetrin…

të mos ngihemi kurrë duke u ndeshur

dy gladiatorë të pamëshirshëm

nëpër betejën që përtërihet sa herë duam

8 gusht 2016,Prizren

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *