E diela me poetin;Brahim Avdyli
KURORA E BLERTË
Nipit tim,
Leondrit Baraliut
1.
Prej kozmosit
në ditë të vështira
pranë nesh
me shpirtin e ndritur
zbriti një metor,
i shtydhi
shtëllungat e lotëve
për të qarë
edhe mbi ne
dhembjen e madhe!
2.
E kuptova
se pluhuri i Merkurit
po formësohej në krijesë-
të përcillte jetën
me zemrën e përlotshme
e sytë plotë ëndërra!
3.
Athua
do të vuante kështu
derisa t`i përbirohej
nëpër vrimën e zemrës
e tërë bota e jonë
pa dimensione të kohës,
prandaj u ktheva
me duar të hapura kah qielli
t`i bashkohem lutjes
drejtë panteonit të Zotrave!…
4.
Këtu
spostimet e vendit
apo gjeneratat
nuk patën rol,
shpejtësia e dritës është për minuta!
5.
Drama e jetës
po e luante rolin e vet
dhembja shpërdahej
barabarsisht mbi ne,
e dinim se fëmijëria
e kishte edhe një dramë-
si do të kryhej
e dije vetëm ti,
por engjujt të lanë
me forcën e luajve
e dritën e Yjeve
Leondrit!…
5.
Ndoshta
do të peshoje një ditë
nëpër duar
të vërtetën e hidhur
e në fund
e drejtësia jote do të jetë
një kurorë e blertë!…