E diela me poetin:Faruk Tasholli
OJ KOSOVË HEJ TUNGJATJETA
(Parodi për zgjedhjet sipas këngëtarit Sali Mani)
__________________________________
Oj Kosovë hej tungjatjeta!,
Po t’thonë zgjedhjet mirë se t’gjeta,
N’sofrën tande kur kem ardhë
Na ke pritë me borë të bardhë!
Oj kreshnike e bujare
Sikur bora po shkep pare,
Kur për ne ti sofrën shtron
Të kushton pesë milionë!
Kur vijmë na bukur çel dita
Qesh e kthjellet opozita,
Mrrolet dridhet qeveria:
Kuku nanë po shkojmë te shpia!
Edhe na me ty jem n’dert
Na përzen e prapë na th’rret,
Sa herë ikim ti mban mbledhje:
Duem zgjedhje, duem zgjedhje!!!
Kush të blen e kush të shet
Veç m’i marrë dy gram pushtet,
T’paska rru me 700 brisqe
Qeveria e paligjshme!
Por s’çojnë kry opozitarët
Me i kthy pagat qeveritarët,
Të paligjshëm ditë për ditë
Vodhën shkrryen tash nji vit!
Tash po vijmë, vetë na ke thirrë
Zot‘ i Madh ty ta baftë mirë!
Partitë çojnë vetë deputetin,
Përmes tij qysh me kapë shtetin!