E diela me poetin;Nysret DURMISHI

0

I HUAJ NË QYTETIN TIM.

Dikur largë shum largë

Kur qytetet tjera, kan pasë baltë,

Kur Londra e Paris s’kan qenë fare

Ti qyteti im ke pasurë Makadamë

Në kohëra të vjetra,

Kur për qytete tjera nuk është ditë asgjë

Ty Prizreni im, të kan thënë KASABA

I njëjti je ti, nuk ndryshon për ne

Erdhën të huajt të ndrruan  emër

Dikush te thoshte Therand dikush Prizerend,

Ata ikën e ti krenaria jonë mbete në të njëjtin vend

Erdhën Romak, Turq e barbarë

Çdonjëri nga ti, diqka deshi për të marrë

Por historinë tënde, nuk ja u dhe

E mbajte fshehur nën dhe

E ruaj për bijtë e mi ju the

Të mbushen me kisha e gjamia

Përjetove shajkaqa e shamia

Por ty asnjëher stu përul krenaria

Po tani, qfar po ndodh me ty o vendlindja ime

Po na vijen do njerëz nga shum vende tjera

Po na hynë në oborr pa trokit te dera

Nuk te duhen ty, te tillë”Lidera”

Ti ke djemt tu,qe ta mbrojtën nderin

Luftëtarët trima,që sta përkulen as karakterin

Ndihu krenar me  ata Prizreni im

Nuk dua të ndihemi i huaj

Në qytetin tim.

NËNA HEROINË

Me zemër te thyer me skamje ne sofër

Mbledhe nëna femijet rrreth vehtes ne votër

Nëne dua bukë, qanë më i  vogli

Nëne nuk kam uri,I thot djali madh

Nënë te hane vellezereti, un ha ne mengjes

Degjohet një ze I shterun ,I vajzes sy zezë

I degjon nëna e shkretë, as një fjal se flet,

vetem I ledhaton, këngë kreshnike me vaj këndon

Ku e kemi babanë, djali vogel qanë

Do te vi së shpejti Lirinë do na sjelli,

Se bashku me Lirinë  dhe bukë do na bie,

Ju thotë nena e mejrë

Flini gjum tani, ëndërra te miri shihni

Kur te zgjoheni, babai do të vi

Do ju sjell ,lodra, libra e fletore

Do të  rriteni , në shkollë do të shkoni

E lodhur nga skamja, vë kokën ne gur, gjumi nuk e zë,

Në ëndërr sheh burrin,  veshur kuq e zi,

Në kokë mbante një plis te ri, I buzeqeshur thotë

Liria po vjen, ngase ne u flijuam,e dashura grua

Amanet fëmijët, me mi edukua

Tregoju për luftën, tregoju per trimërin

Kur të rritën thuaju se babai vdiq për Liri

Ta duan atdheun, te bëhen te zotë

Mos I le te bredhin nëpër Europë

Ashtu I mësoi nëna heroine femijet jetimë,

Me tregime për Lirine per baben e vrare,

Që ra me pushkë ne dorë ,e u ba dëshmor

Ju thuri vargje, për trimerinë

Për Kosovën martire,ju foli cdo natë

Ta doni atdheun, kombin ta nderoni

Nëse është nevoja dhe ju te luftoni

Amanetin e babait kurr mos e harroni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *