E diela me poetin;Syhejl Havolli

0

PRANVERA VJEN APO KTHEHET

———————————————

Kohëve të fundit

Nuk po mund ta di

Pranvera vjen

Apo kthehet

Për besë nuk e di

Pse s’mund t’i ikim dimrit

As pse

S’mund të arrijmë në pranverë

Doruntinën të gjithë e njohim

Ajo pret

Të shkojmë ta marrim

Të na rrëfejë

Vetë të vërtetën

4 prill 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *