E diela poetike me 7 poezi dhe 7 poete;Albina Trebicka
ENDERR E TREMBUR
——————————————–
Në qerpik të syrit, rri ëndrra ime varur
Në muzgun e mbrëmjes fshehur heshtja e natës
Në boshllëkun e natës strukur gjumi i lodhur
Në agun e mëngjesit rri shpresa e ndrojtur
U fut bota ime brenda ëndrrës tënde
Dhe të ndjek ngadalë, hutuar nëpër fjalë
Dhe të ndjek penduar nëpër vargje shkruar
Çast pa kthim i të sotmes,i të shkuarës
Ëndrrat lindin natën dhe i druhen ditës
Herë krijojnë ylbere,herë i tremben frikës.
A.TREBICKA 07.08.2019