E diela poetike me 7 poezi dhe 7 poete:Anila Kodra

SA LARG, AQ DHE AFËR

———————————————-

Mbrëmjeve kur dergjesha në shtrat kujtimesh,

Sa herë fantazova trupin dhe kurmin tënd.

S’di sa herë të tjera u deha mendimesh,

Të zhvesha pa të patur, por puthur në çdo vënd.

U drodha si purtekë një cast nga emocioni

Herën e parë kur mes pasqyrash të pash.

Xhoanë mu duke ti, vetja Dik Sheltoni,

Heshta dhe s’mbaj mënt, TË DUA a të thash!?

Në fantazi të putha ashtu si doja vetë ,

Fund e krye hartës tënde gjeografike.

Liqene, fusha, kodra, brigje, mu dukën vërtet, cdo centimetër trupi jotja, si qenie idilike..

Pres çastin kur puthjen ta nis te flokët,

Ballin e mbuluar, faqe, gushë dhe sy,

Buzën qershi e mbi kodrën e praruar,

Do ulem të pushoj,aty ndihem njeri…

Sa larg do jetë dita kur qiellit ti përvidhem,

Xhokondën me dorën që më dridhet ta prek,

Në oqeanin e dashurisë tënde të kridhem,

Dashuria s’njeh largësi, as shtete, as kontinent..

Anila Kodra Kotroci