E diela poetike me 7 poezi e me 7 poete:Manushaqe Hoxha Laçi
Dhurata e nënës!
—————————–
Ma dhurove rrezen e diellit edhe kur ishte e fshehur pas reve
Edhe në netët e mia më të errëta më dhurove yje e hënë
Më mësove si ta dua jetën në të gjitha sekondat e saj pa mistere
Kuptova që nuk ka paqe e qetësi si në prehrin tënd të ngrohtë, nënë!
Më mësove si ta dua çdo filiz që lind e petale që shpërthen
Të dua gjethen e zverdhur, degët dhe kërcunjtë e thatë
Më edukove të vlerësoj një pikë ujë në gotë dhe shiun kur bien
Të di rëndësinë e një kokrrize kripë apo një pike mjaltë.