E diela poetike me penën e artë të ;Gëzim Ajgeraj
KUSH JENI JU, ZOTËRI?!
————————————
Më thuaj të lutem
nga ç`sallon i Evropës
na zbritke ti?!
e ç`përfaqëson zotrote
mbi fatin e diellit
të së nesërmes time
Më thuaj
cila Evropë të ka dërguar
në mos ajo e Berlinta
a e Londërmadhta
në mos më keq
ajo prej nga vjen ti?!
Kam bindjen
se vrapit tënd
poshtë e lart
për ca lëkurë kolltuku
nga lëkura ime
karriges tënde
do t’i thyhet njëra këmbë
Na e shkretuan
këmishën tonë
me hilet e Evropës
as shtatin më s`ia përthekon
Shqipnisë
harta e pazareve tuaja
plot tradhti
Shko, zotëri i nderuar, shko…
e m’i thuaj Evropës
harta për copëtim
e për shitje nuk kam
as toka nga arat e katragjyshit
që i mbytët me gardhiqe
Kosova si përkulet askujt
as nuk i falet për të gjallë
se është e mbytur në gjak.
Mars, 2021