E diela poetike me poeten;Ganimete Jakupi Demiri

0

GJUHA SHQIPE

(e botuar)


Nuk përkthehen dot fjalët e zemrës,

Nëse zotëron edhe tjera gjuhë,

Dhimbja dhe gëzimi që ndjehen,

Veç në gjuhë të nënës shprehen…

Veç në gjuhë të nënës shprehën.

Gjuha jonë ka rrënjët e thella,

U ruajtë me fanatizëm ndër breza,

Si një lis me dy degë,

Aty janë dialektet: Toskë edhe gegë.

Sa e ëmbël shqipja për ta folur,

Me plot 36 margaritarë,

Zoti e bekoi si gjuhë që kur krijoi njerëzimin,

Bashkë me kombin shqiptar.

Gjuha shqipe sa shumë sakrifica u bën për ty,

Vetëm pse flisnim shqip – armiqtë vrisnin njeri,

Të deshtëm më shumë se vetën,

Për ty rrezikonim çdoherë edhe jetën.

Regjimet e ndryshme mjaft na keqtrajtonin,

Të flisnim, shkruanim shqip asesi nuk na lejonin,

Synimi i tyre ishte të na asimilonin,

Por nuk arritën të na tjetërsonin.

Andaj shqip dua të flas e të shkruaj,

Me shkronjat më të bukura shqipen ta ruaj,

Paraardhësit tanë na kanë lanë amane

Ta ruajmë gjuhën e kombin kudo që jem. ©️Ganimete Jakupi Demiri, Zvicër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *