E diela poetike me penën e artë të shkrimtarit ;Gëzim Ajgeraj
ZEMËRIM
———————
S’dua të dëgjoi media
As fjalaman broçkullash
Me helm e vrer orë e çast na i vjellin ditës
shitësit e mjegullës na e nxiejn qiellin tonë
e na i verbojnë rrezet e diellit
për kosh plehrash
na janë bërë lajmet
Çasti nuk i ik ditës
pa helm e vrer
as hapësirës tonë të ndotur
nuk i mungojnë broçkullistët
shigjetat e helmit shkrepin pa u ndalë
kush këndë ta godas
aty ku dhemb më së shumti
edhe atdheun
deri në tradhti
S’ka çast që s’të prishen nervat
dhe ambienti për rreth
se kush me broçkullat e veta
ngrit flamurin e krimit
në media pa kritere e etikë
qe besa ma shumë
kundër interesit të At-dheut
Prizren, 2021
“”””””””””””””””””
Zanafilla e udhëve
————————————
Në telefon e mendimit pikturoi udhën e dritës
pa çka se e nesërmja po e zinte arratisë
asgjë e bukur s’i kish mbete tek porta e shpirtit
kokën orë e çaste mundë të ia hante ideali
bisha e zezë mbi kokë moti e kish zënë diellin
me amulli krimi po ia ndrydhte palën e dritës
e nesërmja e bardhë s’dukej askund
as rrezja e dritës e zënë qysh një shekull ma par
po dehte bëhu mi a mish për korba
në daq merr guximin e del përball furtunës
ashtu i vetmuar në ta thotë guximi
përballja me bishën ishte vetëm morti
lavdia një fjalë goje e filizave të së nesërmes
në daç bëhu bronz e lëviz gurin ma’at anë
në daç merr arratinë e bëhu udhë e mos’kthimeve
e nesërmja një Zot e di se ku të gjen
se mos Zoti yt, një ditë do të zbret këtyre hapësirave
vaftë mbarë për mbathcat e udhëve të tua